Manifest
Kjo nuk është thjesht muzikë
Është një thirrje e vjetër. Zanat nuk flasin me zë — ato të prekin me frekuencë. Çdo bas është hap i këmbës zbathë në pyll, çdo hi-hat është frymë gjoksi në mjegull, çdo vokal është betim që ti nuk e mban dot gjatë ditës.
NININI nuk është person. Është kanal. Është ritual. Është “kush po të thërret” kur je vetëm në natë edhe nuk ka asnjë njeri rreth teje — po ti prap e ndjen që nuk je vet.